Projekti do të sigurojë shkëmbimin e njohurive dhe të përvojës në shkencat natyrore dhe ato të tokës. Instrumenti kryesor do të jetë krahasimi i liqeneve dhe baseneve të tyre ujëmbledhës, menaxhimi i burimeve ujore dhe sfidat në këtë fushë në vendet e Ballkanit dhe në Norvegji. Pellgjet ujëmbledhës të marë në konsideratë përfshijnë:
- Liqeni i Prespës, që kufizon Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë
- Liqeni i Shkodrës që kufizohet nga Shqipëria dhe Mali i Zi
- Liqeni Vansjø në lindje të Norvegjisë
Përmes kombinimit të të dhënave egzistuese dhe matjeve të reja do të vlerësohen ngarkesat me ushqyes dhe sedimenete të liqeneve, si dhe gjendjet e tyre ushqyese. Po kështu përmes projektit do të propozohen synimet mjedisore për liqenet si dhe mënyrat se si mund të arrihen këto objektiva përmes mirëkuptimit nga ana e strukturave përkatëse në vendet fqinjë
Duke u nisur nga fakti se partnerët e DRIMON janë të interesuar se kërkimet shkencore duhet të jenë të dobishme për menaxhimin dhe administrimin e burimeve ujore, tashmë janë organizuar dy workshope ku janë diskutuar sfidat e kësaj fushe në Ballkan e më gjërë.
Shqipëria gjendet në Evropën Juglindore, në perëndim të Gadishullit të Ballkanit, përgjatë brigjeve lindore të deteve Adriatik e Jon. Sipërfaqja e saj është 28,748 km² dhe popullsia 3,373 milionë banorë (1999). Administrativisht, ndahet në 12 qarqe, 309 komuna dhe 65 bashki. Ajo është ndër vendet më të pasura në Evropë me ujëra, ndonëse konsumi i ujit për popullsinë është ende mjaft i vogël. Rreth 33% e pellgut hidrografik ndodhet jashtë territorit shtetëror shqiptar, një gjë e rrallë në botë për ujërat kufitare ndërkombëtare.
Mungesa e burimeve financiare të nevojshme dhe e koordinimit sektorial, ka bërë që monitorimi i burimeve ujore të jetë me mangësi në kohë dhe në hapësirë. Nevoja e ripërtëritjes së rrjetit të monitorimit është evidente.
Shqipëria është bërë palë në konventën e UNECE, “Për mbrojtjen dhe përdorimin e ujërave ndërkufitare dhe të liqeneve ndërkombëtare”, si dhe në protokollin shoqërues “Për ujin dhe shëndetin”.
Duke u mbështetur në gjendjen egzistuse, projekti DRIMON përmes objektivave të tij do të ndikojë në rritjen e shallës së njohurive dhe të dialogut midis palëve të interesuara në nivel ndërkufitar përmes integrimit të shkencave natyrore. Kështu projekti do të:
- Përpilojë buxhetin e ngarkesave me ushqyes, vlerësojë gjendjen ushqyese të Liqeneve Prespë dhe Shkodër, si dhe marëdhëniet e ndërsjellta midis sedimenteve dhe tërësisë së liqenit.
- Do të sugjerojë synimet mjedisore për Liqenet e Prespës dhe të Shkodrës, duke u mbështetur në nivelet e tyre ushqyese dhe përmes dialogut me palëve të interesuara.
- Krijojë dhe përforcojë rrjetin midis kërkuesve në fushat e shkencave të natyres, menaxherëve të ujit dhe palëve të tjera të interesuara duke përfshirë dhe përdoruesit.
|
|
|